Sallabanda: 20% e fëmijëve në Spanjë të infektuar

Variant indian i koronavirusit nuk po kursen me as fëmijët. Ndryshe nga sa u pa në fillim të pandemisë, ku moshat pediatrike ishin imun ndaj infektimeve, Delta po tregon të kundërtën. Çdo ditë në radhët e të infektuarve ka edhe fëmijë të vegjël.

“Nëse në Shqipëri dhe në Europë ka shumë raste unë t’ju them se në SHBA që ka më shumë më tepër raste dhe ka gati 300 të shtruar në repartet e reanimacionit, për fëmijët me Covid-19. Ky varianti Delta na ktheu të gjithë skemat që kishim dhe ka filluar të prekë moshë pediatrike dhe ajo që është më tragjike, fëmijët të moshës 2 vjeç që po i shohim të shtruar reanimacione nëpër spitalet e Spanjës. Kemi vënë re që 1 në 5 fëmijë është bërë pozitiv për Covid-19. Rreth 20 përqind e fëmijëve janë me Covid-19.”

Por çfarë ndryshoi që Covid-19 po përhapet masivisht tek fëmijët?

“Fëmijët nën moshën 12 vjeç nuk po mundemi t’i vaksinojmë sepse nuk kemi vaksinë dhe sepse të moshuarit nuk kanë marrë dozën e tyre të vaksinave në mënyrë masive dhe nuk mbajnë masa kufizuese”.

Pozitiv mbetet fakti që të vegjlit e kalojnë më lehtë sëmundjen. Bazuar në të dhënat globale, mortaliteti i shkaktuar nga Covid-19 tek fëmijët është nën 1%. Por mjekët specialistë kërkojnë që të bëhet kujdes me rastet e Covid persistencës, të cilat nuk janë të shpeshta, por janë shqetësuese për moshat pediatrike.

Tv Klan