OBSH në alarm, disa shtete ndërpresin fluturimet

Një variant i ri edhe më agresiv i koronavirusit i zbuluar në Afrikën e Jugut ka alarmuar autoritetet shëndetësore në gjithë globin. Ky variant i ri është konfirmuar edhe ne Evropë pasi Belgjika raportoi se kishin gjetur virusin tek një udhëtar qe u kthye nga Egjipti më 11 Nëntor.

Ekspertët kanë zbuluar tek ky variant, 32 mutacione të ndryshme të proteinës Spajk, teksa versionet e mëparshme të COVID-it, Delta dhe Beta kishin pësuar deri në 3 mutacione.

Varianti i ri përhapet më shpejt dhe mund të thyejë të gjitha mbrojtjet e deritanishme të antitrupave të krijuara si natyralisht ashtu edhe përmes vaksinimit.

OBSH mbajti një takim në Gjenevë këtë të premte në fund të të cilit tha se do të duhen disa javë për të kuptuar ndikimin e variantit të ri pasi po punohet për të parë se sa i transmetueshëm është.

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të BE-së që të vendosin “frenat e urgjencës” dhe të ndalojnë fluturimet nga vendet e origjinës pas rastit te zbuluar ne Belgjikë.

Me herët Italia, Franca, Singapori dhe Izraeli vendosën në listën e kuqe disa shtete te Afrikës. Gjermania ka deklaruar se do të lejojë vetëm fluturimet për shtetasit e saj që do të duan të kthehen në vend nga Afrika e Jugut. Edhe Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ka vendosur kufizime për vendet e Afrikës.

Tv Klan