Shqetësimi për një variant të ri të koronavirusit ka ardhur në rritje.

I fundit është varianti që ka pësuar shumë mutacione saqë u përshkrua nga një shkencëtar si “i tmerrshëm”, ndërsa një tjetër më tha se ishte varianti më i keq që kishin parë.

Janë ditët e para të shfaqjes së tij dhe rastet e konfirmuara janë ende të përqendruara kryesisht në një provincë në Afrikën e Jugut, por ka të dhëna se mund të jetë përhapur më tej.

Menjëherë lind natyshëm pyetja se sa shpejt përhapet varianti i ri, aftësia e tij për të anashkaluar një pjesë të mbrojtjes së dhënë nga vaksinat dhe çfarë duhet bërë për të.

Ka shumë spekulime, por ka shumë pak përgjigje të qarta.

Pra, çfarë dimë ne?

Varianti është emëruar “Omicron” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke ndjekur modelin e emrave të koduar grekë si variantet Alfa dhe Delta.

Prof. Tulio de Oliveira, drejtori i Qendrës për Reagimin dhe Inovacionin Epidemik në Afrikën e Jugut, tha se kishte një “plejadë të pazakontë mutacionesh” dhe se ishte “shumë i ndryshëm” nga variantet e tjera që kanë qarkulluar.

“Ky variant na befasoi, ka një kërcim të madh në evolucion (dhe) shumë mutacione të tjera që ne prisnim,” tha ai.

Ky nivel mutacioni ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga një pacient i vetëm i cili nuk ishte në gjendje të mposhtte virusin.

Studiuesit thonë se shumë mutacione nuk do të thotë automatikisht që është diçka e keqe. Është e rëndësishme të dini se çfarë bëjnë ato mutacione në trupin e njeriut.

Por shqetësimi është se ky virus tani është rrënjësisht i ndryshëm nga origjinali që u shfaq në Wuhan, Kinë. Kjo do të thotë se vaksinat, të cilat janë krijuar për të luftuar variantin origjinal të virusit, mund të mos jenë aq efektive./tvklan.al