Përhapja e shpejtë e variantit Delta i identifikuar së pari në Indi ka çuar një rritje prej 50% të infeksioneve në Angli që nga maji.

Studimi i fundit është realizuar nga Imperial College London. Qeveria tha se të dhënat mbështesnin vendimin e Johnson për të shtyrë me katër javë fundin e kufizimeve të COVID në Angli deri në 19 Korrik, duke përmendur kërcënimin e variantit Delta dhe nevojën për të vaksinuar më shumë njerëz.

Raundi i fundit i studimit i kryer midis 20 Majit dhe 7 Qershorit, zbuloi që prevalenca ishte 0.15%, krahasuar me 0.10% në grupin e fundit të të dhënave nga fundi i Prillit deri në fillim të Majit.

Infeksionet më të mëdha janë shfaqur kryesisht tek moshat e reja dhe ekspertët kanë bërë të ditur se ky variant mund të intensifikohet me kalim e kohës. Studimi është një nga sondazhet më të mëdha në Britani, me 109,000 vullnetarë të testuar në raundin e tij të fundit.

Nivelet e larta të vaksinimit të Britanisë e bënë të vështirë parashikimin se sa do të zgjaste rritja e rasteve, duke thënë se shpërndarja e shpejtë e dozave të vaksinave në grupmoshat më të reja duhet ta ngadalësonte atë. 

Mbi gjysma e popullsisë së rritur të Britanisë kanë marrë dy doza vaksine, dhe më shumë se tre të katërtat e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Të dhënat e fundit kanë treguar se varianti Delta tregon se zvogëlon ndjeshëm efektivitetin e një dozë vaksine kundër infeksionit dhe dy doza ende sigurojnë mbrojtje të mirë kundër sëmundjes së rëndë.

Klan News