FMN mund të ulë vlerësimet për rritjen ekonomike globale

Projeksionet e fundit të rritjes ekonomike globale nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ka të ngjarë të ulen për shkak të shfaqjes së variantit Omicron të koronavirusit. Këtë e deklaroi drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva gjatë një interviste për agjencinë Reuters.

“Variant i ri që mund të përhapet shumë shpejt mund të dëmtojë besimin dhe në këtë kuptim, ne ka të ngjarë të shohim disa ulje të parashikimeve tona të tetorit për rritjen globale,” tha Georgieva.

Georgieva tha gjithashtu se politikbërësit amerikanë duhet të ndërmarrin hapa për të adresuar shkallën e lartë të inflacionit, por se presione të tilla të mëdha të çmimeve nuk po vërehen universalisht në mbarë botën, duke i lejuar ekonomitë e tjera të ndryshojnë politikën me ritmin e tyre.

“Pamja mbi inflacionin është e larmishme. Rrethanat janë shumë të ndryshme në vende të ndryshme. Në SHBA, duhet të ndërmerren veprime. Ndërsa Japonia është shumë më poshtë objektivit të saj për inflacionin dhe Evropa është diku në mes”.

Georgieva tha se fuqia e ekonomisë amerikane ka efekte pozitive në mbarë botën, edhe pse rrit rreziqet që vendet e tjera mund të duhet të përgjigjen me rritje të normave të interesit nëse Rezerva Federale redukton qëndrimin e saj akomodues të politikës në muajt në vijim, siç presin shumica tani.

Klan News