Japonia ka vendosur që të mbyll kufijtë për të gjithë të huajt. Ky vendim është marrë pas përhapjes së variantit të ri të Covid, të quajtur Omicron.

Sipas mediave ndërkombëtare, në Japoni nuk do të lejohen turistë, udhëtarët që shkojnë për biznes, si dhe studentët.

Por kufizimet e reja nuk përfshijnë të huajt që janë rezidentë në Japoni, ose të huajt që kanë lejë qëndrimi në këtë vend.

Japonia po rivendos gjithashtu masa më të ashpra karantine për të gjithë që vijnë nga Angola, Botsvana, Eswatini, Lesoto, Malavi, Mozambiku, Namibia, Afrika e Jugut, Zambia dhe Zimbabve.

Kushdo që vjen nga ato vende, përfshirë qytetarët japonezë, duhet të izolohet për 10 ditë në një strukturë qeveritare. Këto masa të reja vendosen për një periudhë fillestare njëmujore.

Varianti i ri i Covid, Omicron po përhapet me shpejtësi në shumë vende edhe pse janë marrë masa kufizuese./tvklan.al