Varrezat-trVarr mbi varr, kjo është mundësia e vetme për tu varrosur për ata që ndërrojnë jetë në kryeqytet.”

Donin apo nuk donin, sot ata që u varrosën në kryqytet i ndanë banesat e fundit me familjarë të tyre që kanë humbur jetën vite më parë.

Mungesa e hapsirave të reja për varre në dy varrezat publike të kryeqytetit, atë të sharrës dhe tufinës, ka futur në ankth të gjallët, ndërsa mund të konsiderohen me fat ata që kanë ndërruar jetë para së dielës, sepse kanë patur mundësi të gjejnë një vend për t’u varrosur.

Po bëhet gjithçka për të kursyer metrat e fundit të tokës. Është një situatë e krijuar nga bllokimi i buxhetit të Bashkisë nga qeveria.

Në buxhet janë përcaktuar edhe fondet që do të përdoren për shpronësimin e dy parcelave të reja që do të hapen në dy varrezat e kryeqytetit.

Në kryeqytet sot janë kryer 5 ceremoni mortore, 3 janë varrosur në varrezat e sharrës ndërsa 2 në varrezën e tufinës. Të gjitha varrimet janë varr mbi varr.

 Bashkia kishte deklaruar mbylljen përfundimtare të varrezave, por është detyruar të gjejë këtë zgjidhje për të mos i lënë të vdekurit pa varre.

Njoftimi se në kryeqytet nuk ka me vend për varre të reja, ka mbërritur edhe në të gjitha agjencitë funerale.

E kësaj situate po i bëjnë jehonë edhe mediat e rajonit, dhe jo pa ironi, teksa shkruajnë se në Tiranë ndalohet vdekja derisa të zhbllokohet buxheti i bashkisë, apo që ata që ndërruan jetë të dielën, ishin me fat.

Tv Klan