varrezat_tufineVarreza publike e tufinës do të deklarohet zyrtarisht e mbyllur, sepse nuk ka më asnjë pjesë të lirë për të kryer varrime. Alarmi për këtë situatë është dhënë prej disa muajsh.

Prej disa kohësh dosja e hartuar nga Bashkia e Tiranës për shpronësim të pronarëve të tokës në dy varrezat publike atë të Sharrës dhe Tufinës mbeti për shqyrtim  në zyrat e Ministrisë së Brendëshme. Ndërsa tani rradhën e ka Këshilli i Ministrave i cili duhet të marrë një vendim që autorizon Bashkinë për nisjen e procedurave të shpronsimit dhe hapjen e parcelave të reja.  Deri në momentin që do të merret ky vendim, drejtori i Ndërmarrjes Funerale, shprehet se varrimet do të bëhen ku të gjendet vend i lirë brenda varrezave.

Aktualisht shumë rrugica janë mbushur me varre. Nëse hapja e parcelave të reja do të kërkojë edhe shume kohë, varrezat publike të Sharrës dhe Tufinës, do të kthehen në një grumbull varresh ku nuk do të jetë e mundur të kalosh për të vizituar të afërmit që kanë ndërruar jetë.