Të ftuar:

Artan Hoxha – Gazetar

Prenç Zogaj – Analist

Mustafa Nano – Gazetar

Mark Marku – Analist

Armand Shkullaku – Gazetar

Në lidhje direkt:

Arjan Çuri – Analist

Orgest Sako – Gazetar

Korrespondenti i Tv Klan, Orest Sako, të enjten, deklaroi se gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kacifas në Bularat të Gjirokastrës u lëshuan shumë thirrje antishqiptare, kjo në prani edhe të dy deputetëve të Kuvendit shqiptar, Vangjel Dule dhe Vangjel Tavo.

Sako u shpreh në një lidhje direkte për emisionin “Opinion”, se rreth 1000 persona janë nisur nga shteti helen drejt fshatit Bularat për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Kacifas, ndërsa 44 persona janë kthyer pas nga policia shqiptare.

Në lidhje me mediat shqiptare dhe raportimin e tyre, gazetari tha se u raportua në kushte të vështira, pasi gazetarët shqiptarë nuk u lejuan të afroheshin përreth murit të banesës së të ndjerit, por vetëm u lejuan të stacionoheshin në qendër të fshatit.

Ja cilat ishin parrullat kryesore të idhtarëve të vorio epirit:

Vorio Epiri është Greqi

Maqedonia është Greqi

Gjaku na thërret të djegim shqiptarin

Shqiptarë të poshtër.

Zjarr kundër qenve shqiptarë.

Gazetarët shqiptarë janë të poshtër.

Analisti Arjan Curri në studion e emisionit “Opinion” ka shqipëruar thirrjet në gjuhën greke që dëgjoheshin gjatë funeralit të Kostandinos Kaçifas sot në Bularat. “Sëpatë dhe zjarr ndaj qenve shqiptarë”. Me këto thirrje, 35-vjeçari i vrarë nga policia u përcoll në banesën e fundit.

Lidhur me këtë ngjarje, analisti Arjan Curri u shpreh: “Njerëz me emocione të mëdha nacionaliste ka nga të dyja anët e kufirit dhe thirrjet që dëgjohen aty janë të turpshme. Një ceremoni mortore ortodokse duhet të shoqërohet me lutje për shpirtin e të ndjerit dhe jo në një protestë”, tha Curri. Megjithatë Curri u shpreh se qëndrimet politike kanë qenë korrekte.

“Deputeti i Selanikut Savas Anstasiavis me deklaratat e tij ka qenë tërësisht korrekt dhe Vangjel Dule, i cili ka folur në shqip dhe greqisht në të dyja gjuha ka qenë korekt, tha Curri duke cituar fjalët e Dules: “Kemi ardhur për të ngushëlluar familjen për humbjen e padrejtë të birit të tyre, por do të presim, sepse e vërteta do të dalë”.

Gazetari Armand Shkullaku, të enjten, deklaroi se Policia e Shtetit ka vepruar shumë mirë që nuk ka ndërhyrë në kohën kur zhvillohej ceremonia mortore e Kostandin Kacifas, gjatë të cilës u lëshuan edhe thirrje antishqiptare.

Shkullaku u shpreh në studion e emisionit “Opinion”, se pavarësisht kësaj, ka ardhur koha që kryeministri shqiptar duhet të tregojë prezencën e shtetit dhe jo të lëshojë shprehje nacionaliste në rrjetet sociale.

Gazetari Artan Hoxha, të enjten, deklaroi se në manifestimet e sotme antishqiptare gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kacifas në Bularat të Gjirokastrës, kishte anëtarë të forcave speciale dhe komando grek.

Hoxha tregoi në studion e emisionit “Opinion’ se në varrimin e Kacifas, ka pasur edhe persona që morën pjesë në incidentin e Peshkopisë në vitin 1994.

Ai tha se komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak.

Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë.

Sipas tij, aty kishte persona që kanë marrë pjesë në vite në disa incidente të ndryshme në vendin tonë.

Ai tregoi se këta janë ekstremistë të Agimit të Artë dhe ultranacionalistë grekë, si dhe ka një organizim nga Greqia.

Gazetari Artan Hoxha, të enjten, deklaroi se Agimi i Artë dhe grupet ultranacionaliste greke po kërkojnë emrat e skuadrës së RENEA-s që ekzekutuan Kostandin Kacifas në Bularat.

Hoxha u shpreh në studion e emisionit ‘Opinion’ se shteti shqiptar nuk duhet t’i zbulojë emrat e policëve që kryen detyrën, pasi mund të ndodhë ndonjë hakmarrje.

Hoxha: Po kërkojnë të identifikojnë emrat e skuadrës tonë të RENEA-s që kanë marrë pjesë në aksionin e eleminimit të Kostandin Kacifas. Do jetë një nga gabimet më të pafalshme të autoriteteve shqiptare dhe Prokurorisë nëse zbulohen emrat. Nëse ne do zbulojmë emrat e skuadrës që ishte në Bularat, ne do t’i ekspozojmë emrat e tyre përballë një hakmarrje.

******************************

Vrasja ne bllok, del video!

Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer të enjten në studion e emisionit ‘Opinion’ të gjithë ngjarjen e përplasjes me armë zjarri në zonën e ish-Bllokut, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Hoxha duke iu referua një video të publikuar për herë të parë në Reoprt TV, tha se ka qenë qenë ora 21:27 minuta e datës 4 tetor 2018, kur Ervis Martinaj, Eljon Hato, Redi Popescu dhe një i ri tjetër, i paidentifikuar hyjnë së bashku brenda lokalit Monopol në ish-Bllok. Pas tyre afrohen edhe dy shokë të tjerë të Ervis Martinajt, përfshirë Fabjol Gaxhën, i cili mbeti i vrarë nga kjo përplasje me armë. Në video dallohet që fillimisht sherri nis me grushte në orën 21:28 minuta e 30 sekonda.

Në këtë moment shihen teksa dalin me vrap dhe të frikësuar personat që ishin brenda lokalit Monopol.

Në orën 21:29 minuta dhe 20 sekonda dallohet teksa grupi i Ervin Matës konfliktohet me grushta më grupin e Ervis Martinaj.

Në këto pamje që shohim është Mervjol Bilo dhe Eljon Hato të cilët po qëllojnë njëri-tjetrin. Të shtënat e para janë dëgjuar në orën 21:29 minuta e 30 sekonda, ku nga video shihet që komandoja Mervjol Bilo qëllon Eljon Haton.

Disa sekonda pasi janë dëgjuar të shtënat, shihet se nga lokali Monopol dalin Mervjol Bilo, Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës, Geldo Hoti dhe një person i cili nuk dallohet qartësisht.

Më pas, nga lokali del Redi Popesku dhe Ervis Martinaj, i cili është plagosur në qafë dhe dorën e ka të gjakosur. Në 2 minuta e 30 sekondave ka ndodhur e gjithë përplasja me armë në ish-bllok.

Pas të shtënave shihet që Eljon Hato është i plagosur rëndë dhe kërkon ndihmë. Një shok i tij është afruar dhe e ka marrë në krah për ta çuar në spital. Hato mban një telefon në dorë dhe dallohet që nuk është në gjendje të ecë.

Kjo video tregon se përplasja me armë në ish-bllok nuk ka ndodhur pas një takimi të Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, por grupi i Ervis Martinajt ka hyrë brenda lokalit dhe menjëherë ka nisur sherri.

********************************

Trump dhe shtypi!