Lule dhe qirinj për Oliver Ivanovic. Pa shumë fjalime dhe pa ceremoni shtetërore është varrosur lideri i serbëve të Mitrovicës. Homazhe kanë bërë edhe politikanët, nga kryeministrja Ana Brnabic dhe përfaqësues të tjerë të politikës.

Mijëra njerëz kanë ndjekur liturgjinë e shërbyer nga peshkopi Teodosije nga Kosova. Presidenti Aleksandar Vuçiç, homazhe do të bëj gjatë vizitës në Kosovë.

 

Familjarët nuk kanë folur, por thonë se në Kosovë nuk do të kthehen. Pakënaqësia duket e madhe edhe në varrim dhe në emër të familjes porositë kanë ardhur nga mikja e Ivanovic.

Tanja Petroviç, mike e Familjes Ivanoviç:

“Mos ki frikë Oliver sepse atje ku je nisur ti ka Zot, atje ka besim dhe e vërteta për të cilën ke luftuar dhe vdekur. Vdekja jote na ka bashkuar dhe e vërteta tashmë ka fillua”.

Qytetarët shprehin dyshim se vrasësit do të gjenden. Nuk fajësojnë shqiptarët, por kërkojnë drejtësi.

“Është tragjike të vritet një njeri i tillë. Nuk besoj se do të gjenden vrasësit, por ndjehem keq”.

“Me shqiptarët duhet të bashkëjetojmë dhe bashkëjetesa do të ekzistojë. Ne duam fajtorin dhe ai duhet kërkuar tek ata që e arrestuan dhe e shënjuan si viktimë duke e lënë të lirë ta vrisnin”.

Vrasja e Ivanoviç është konsideruar atentat politik dhe kthesë në politikën e Ballkanit.

Tv Klan