Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vasil Melo, intervistë për koalicionin me Socialistët. Sipas Melos është e nevojshme që socialistët të qeverisin me një koalicion për situatën në të cilën ndodhet vendi.

” Përsa i përket institucionalizimit të koalicionit, ne kemi dashur që ky koalicion të jetë sa më i qëndrueshem dhe funksional. Pra kemi dashur fuqizimin e këtij koalicioni si në qendër dhe në bazë. Në parti ne nuk kemi biseduar asnjëherë që ne të dalim nga koalicioni. Unë mendoj se socialistëve iu shërben koalicioni sepse situata është e tillë që duhet një mbështetje më e madhe në qeverisjen e vendit.”-tha ai./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame