Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Vasil Melo, kryetari i PBDNJ:- “Është shprehur mendimi që të jemi çik të kujdesshëm. Meqë në minoritet ka shumë shtëpi minoritarësh edhe shqiptarësh që kanë ikur dhe janë të zbrazëta, mos të ekzistojë rreziku që dikush të hyj pa leje edhe të marri shtëpinë e tjetrit”.

Gazetari:- Zoti Melo ky reagim i minoritetit mos vjen nga ndryshimi i raportit etnik në këto zona?

Vasil Melo, kryetari i PBDNJ:- “Neve e dimë që kosovarët që vijnë, vëllezrit tanë janë të përkohshëm, do rrinë sa do rrinë dhe mendimi është që të kthehen në vatrat e tyre. Kështu që nuk përbëjnë asnjë rrezik për të ndërruar raportet demografike etj, dhe aq më tepër për të hyrë në banesat e minoritarëve ose të shqiptarëve të tjerë në ato zona”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame