Vata dhe Mëneri fajësojnë Rejan

Vata dhe Mëneri fajësojnë Rejan

16:29 08/09/2019

“Rreshtoi gabim lojtarët në fushë”

Humbjen e thellë me Francën dhe mënyrën se si u paraqit Shqipëria specialistët ia faturojnë përgjegjësinë trajneri Edy Reja. Rreshtimi me 3 mbrojtës dhe pozicioni i Roshit në fushë shikohen si pikat më të dobëta për ish-kapitenin e Kombëtares Rudi Vata dhe gazetarin Fatmir Mëneri.

“Kalimi Roshit në krahun e djathtë dhe më pas në krahun e majtë të mbrojtjes tregon se Reja nuk e ka kuptuar se çfarë vlerash kanë lojtarët”, tha Vata.

“Në planin e interpretimit të lojës la shumë për të dëshiruar, sidomos me vendosen në prapavijë dhe më shumti me pozicion jo natyral të Roshit. Vendosja me 3 prapa është shumë defiçitare sidomos përballë skuadrave të mëdha”, tha Mëneri.

Fatmir Mëneri uron që Edy Reja të ketë gjykuar drejtë gabimet.

“Për të korrigjuar ka gjithmonë dhe kur merr rezultat të mirë. Shpresoj që Reja të ketë nxjerrë mësime që të ndërtojë një skuadër më solide, më me këmbë në tokë.”

Shqipërinë që tani është 6 pikë larg kryesuesve e pret ndeshja me Islandën që do të luhet të martën në Elbasan Arena.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT