Të dënuarit transferohen në burgje të tjera

Të burgosurit që vuajnë dënimin në Burgun e Idrizovës në Shkup do të shpërndahen nëpër burgjet tjera të vendit. Ministrii Drejtësisë Bojan Mariçiq ka theksuar se në këtë burg ka 8 të infektuar kurse 60 të tjerë janë të izoluar.

Që izolimi të jetë i rregullt, një pjesë e të burgosurve do të transferohen nëpër burgjet tjera që t`u mundësohet trajtimi adekuat. Ndërsa atyre që kanë simptoma serioze dhe u duhet trajtim mjekësor, u është ndërprerë vuajtja e dënimit dhe janë dërguar nëpër spitale. Situatën e kemi nën kontroll

Ndërkaq, në Maqedoninë e Veriut, Personeli mjekësor I armatës nga sot është kyçur në betejën ant-COVID në Klinikat Interne të Shkupit. 12 mjekë dhe 20 infermiere fillimisht  do të bëjnë pranimin e pacientëve në covid-repartet. Gjithashtu rreth 200 pjesëtarë të Armatës, tashmë janë kyçur në sigurimin e COVID-qendrave të vendit, si përkrahje të policisë.

Krahas betejës anti-COVID nëpër spitale, një “betejë” tjetër zhvillohet edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku partitë opozitare kanë dorëzuar rreth 3000 amendamente për të bllokuar ndryshimin e rregullores së Kuvendit, me të cilat mundësohet që deputetët e prekur me COVID-19 dhe ata të izoluar të kyçen në punën e parlamentit nga distanca apo online. Opozita vlerëson se mbajtja e seancave online të Kuvendit janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Tv Klan