Vathët e Meghan objekt kritikash



Vathët e Meghan objekt kritikash

21:54 05/03/2021

Bizhuteritë të cilat ishin dhuratë nga Mohammed bin Salman kanë nxitur debate në rrjetet sociale

Vathët e Meghan Markle janë bërë objekt kritikash. Bizhuteritë të cilat dukesha e Sussex mbajti në një darkë shtetërore gjatë një turneu mbretëror në Fixhi më 23 Tetor 2018, dhe përsëri në Pallatin Buckingham disa javë më vonë janë dhuruar nga Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.

Por në Arabinë Saudite situata mbetet e tensionuar për shkak të raportit të lëshuar nga inteligjenca amerikane në lidhje me vrasjen e Jamal Khahoggi.

Meghan Markle në darkën shtetërore në Fixhi më 23 Tetor 2018 i përdori vathët, disa javë pas vrasjes së kritikut të mbretërisë saudite. Në atë kohë, korrespodentët mbretërorë pyetën Pallatin Kensington nga kishin ardhur vathët. 

Kjo nuk është pritur, madje mediat kanë nisur të shkruajnë se dukesha po e injoron tërësisht çështjen për vrasjen e Jamal. Sipas NewsWeek nuk ka asnjë të dhënë që Meghan të ketë takuar ndonjëherë personalisht princin e kurorës.

Times raportoi se stafi i pallatit në Londër ishte i shqetësuar për vathët dhe paralajmëroi homologët e tyre në turneun mbretëror, të cilët zgjodhën të mos e ngrinin çështjen derisa çifti të kthehej në Britani.

Meghan mbajti të njëjtat bizhuteri përsëri për ditëlindjen e 70-të të Princit Charles në Pallatin Buckingham më 14 Nëntor. 

Klan News







Të ngjashme