Papa: Vaksinimi është një akt dashurie, le të punojmë së bashku. Duhet shpërndarje e barabarte për të gjithë popujt

Në një kohë që globi po përjeton një valë të re të Covid-19,të gjithë i kanë sytë nga vaksinimi. Edhe selia e shenjtë në Vatikan kanë bërë thirrje për vaksinim si dhe për ndarje të barabartë të vaksinave për popujt në mbarë botën.

Nëpërmjet një video Papa Francesku dhe 6 Kardinalë kanë thënë se vaksinimi është një akt dashurie  dhe e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund  pandemisë së Covid-19.

“Falë Zotit dhe punës së shumë njerëzve sot ne kemi vaksina për të na mbrojtur nga Covid -19. Ato japin shpresën për t’i dhënë fund pandemisë, por vetëm nëse ato janë të disponueshme për të gjithë dhe nëse bashkëpunojmë me njëri-tjetrin.

Të vaksinohesh, me vaksina të autorizuara nga autoritetet kompetente, është një akt dashurie. Vaksinimi ynë është një mënyrë e thjeshtë por e thellë për të promovuar të mirën e përbashkët dhe për t’u kujdesur për njëri -tjetrin, veçanërisht më të prekshmit.”

Sipas universitetit Oxford deri më tani është vaksinuar  32% e popullsisë së botës me një dozë të vaksinës anti-Covid, ndërkohë që 24% janë plotësisht të vaksinuar. Në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë të paktën një dozë vetëm 1.3% e njerëzve.

Deri më tani janë administruar 4.76 miliardë doza janë administruar globalisht, dhe 37.24 milionë tani administrohen çdo ditë.

Klan News