“Vatra” reagon për shpalljen non grata të Berishës




“Vatra” reagon për shpalljen non grata të Berishës

12:48 16/06/2021

Deklarata: Vendim i marrë nën trysninë e lobistëve

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës, Vatra, reagoi për vendimin e Departamentit të Shtetit për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një deklaratë të shpërndarë, Vatra, ndërsa shpreh besimin tek institucionet amerikane, thekson se vendimi më shumë sesa i bazuar mbi parimet amerikane, është marrë nën trysninë e disa grupeve lobiste për interesa të caktuara.

Reagimi i Vatrës përmban një histori të gjatë të lidhjeve të Sali Berishës me Shtetet e Bashkuara, që nga kundërshtimi i regjimit komunist deri tek angazhimi kohët e fundit në një luftë të pa kompromis kundër tërë atyre që po përgatisnin ndarjen territoriale të Kosovës të cilën ai e konsideroi si një hapje të “Kutisë së Pandorës” në Ballkan.

Anëtarët e Federatës Pan-Shqiptare Vatra, vijon deklarata që jetojnë në të gjitha anët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do t’u kërkojnë përfaqësuesve të popullit amerikan, për të cilët kanë votuar, që ta ngrenë këtë problem me të drejtën e tyre që kanë për t’i kërkuar shpjegime administratës së z. Biden të argumentojë me fakte vërtetësinë e akuzave që kanë sjellë një masë të tillë kaq ekstreme.

Në të kundërt, thekson Vatra, administrata duhet të lirojnë Dr. Berishën nga barra e një përgjegjësie morale e cila nuk i përket vetëm atij dhe nuk i nderon as ata që e kanë aplikuar atë, nëse nuk kanë fakte.

Klan News





Të ngjashme