Temperaturat e larta dhe moti i nxehtë i kanë nxitur zjarret

Zjarret në Rivierën Franceze San Tropez vazhdojnë të jenë aktive. Prej ditësh tashmë po punohet me të shuar këto vatra zjarri të cilat janë më të mëdha për këtë verë në Francë ku dëmet janë të konsiderueshme. Erërat dhe temperaturat e larta nuk e favorizojnë vënien nën kontroll të zjarreve.

Autoritetet evakuuan 7,000 njerëz përfshirë shumë turistë në këtë zonë. Zjarri tashmë ka shkatërruar rreth 5,000 hektarë bimësi.

Gjithashtu zjarret kanë prekur edhe Portugalinë ku qindra zjarrfikës portugezë janë angazhuar t’i shuar ato në Jug të vendit, dhe për pasojë  autoritetet janë  detyruar të evakuojnë rreth 60 persona. Flakët kanë prekur të gjithë rajonin turistik të Algarve në kufi me Spanjën.

Ajo që po shqetëson Mbrojtjen Civile Portugeze është intensiteti me të cilin zjarri po vazhdon drejt bregdetit.

Temperaturat e larta kanë shkuar në 48 gradë Celsius ndërsa autoritetet kanë lëshuar alarm për motin e nxehtë  që do të vijojë edhe ditët e ardhshme. Ndërkohë edhe në Itali vazhdon situata problematike me zjarret pasi në  Trieste zjarrfikësit punuan gjithë natën për shuarjen e tij ndërkohë që tymi mbuloi qytetin.

Klan News