Deri më tani, Kourtney Kardashian dhe i dashuri i saj, Travis Barker kanë bërë disa gjëra realisht të çuditshme në lidhjen e tyre. Varësja me gjakun e secilit, komente të çuditshme në profilin e njëri-tjetrit në Instagram, shtojini flokë të prerë tani.

Po, Kourtney Kardashian la Travis Barker të priste flokët e saj. Ajo postoi një foto të tufës së flokëve të prerë në InstaStory, pa asnjë përshkrim tjetër përveç emrit të të dashurit të saj.

Mesa duket, besimi i Kourtney ndaj tij është tepër i madh sa e ka lejuar të kryejë këtë veprim që zakonisht ngelet në dorë të profesionistëve e aq më tepër në rastin e saj që ka gjithnjë një ekip pas vetes./tvklan.al