Edhe gjatë seancës së sotme gjyqësore, Zani Çaushi i akuzuar për krijim e bandave kriminale të armatosura ka fituar disa dëshmi në favor të tij. Gjashtë dëshmitarët të thirrur nga prokurori i çeshtjes Xhevat Hana, nuk kanë hedhur dritë mbi disa krime të kryera nga Zani. E para ka dëshmuar një kuzhiniere e spitalit të Vlorës e cila ka deklaruar se Zani e kishte ndihmuar me 2000 kokrra vezë. Pas saj ka dëshmuar kryeplaku i një fshati për rrëmbimin e kryetarit të komunës, por edhe ai ashtu si dhe shoferi i tij i cili dëshmoi më vonë, tha se nuk i njihte personat që kishte marrë pengun dhe që kishte vendosur gjobën rekord prej 200 milionë lekësh. Në seancë ka folur dhe një furrxhi i lagjes “Çole” i cili mohoi të kishte dijeni në rrëmbimin e tregtarit Artur Gjosha. Në të njëjtën linjë ka qëndruar dhe dëshmitari tjetër i cili ishte thirrur për të dëshmuar mbi grabitjen e Sokol Kamberit. Seanca e sotme dallonte nga të tjerat pasi në fund të sallës së gjyqit dallonte dhe një parrullë e cila lexonte : “Zani duhet liruar pasi është i biri i madh i Vlorës së Kuqe”.

Pamje gjyqi i Zani Çaushit dhe banda e tij, gjyqtarët./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili