Autoritetet greke po kërkojnë për dhjetëra njerëz të humbur pas zjarreve vdekjeprurës afër Athinës.

Kryebashkiaku lokal thotë se të paktën 79 persona kanë vdekur. Kërkimet për personat që iu shpëtuan flakëve, duke përfshirë ata që shkuan drejt detit, vazhdojnë. Erërat e forta përhapën zjarrin duke përshirë shumë shtëpi dhe automjete dhe duke detyruar të tjerët të iknin drejt detit ndërsa përpiqeshin t’u shpëtonin flakëve.

Kryeministri Alexis Tsipras ka shpallur tri ditë zie kombëtare në nder të viktimave.

Një burrë, Yiannis Philippopoulos, tha për mediat greke se vajzat e tij binjake 9-vjeçare ende rezultonin të zhdukura. Ai tha se pa vajzat e tij, Sophia dhe Vasiliki, gjatë xhirimeve të lajmeve televizive të shpëtoheshin nga një anije peshkimi, por shton se nuk ka asnjë lajm prej tyre apo prej gjyshërve të tyre, të cilët kishin qenë me ta atë ditë.

Sipas

“Kathimerini”

, nuk ka shifra zyrtare për personat e zhdukur. Numri i viktimave pritet të rritet ndërsa ekipet por kërkojnë në zonat e prekura nga zjarret. Të afërmit e personave që rezultojnë të zhdukur kanë postuar fotot e më shumë se 30 personave në internet me shpresën për të gjetur vendndodhjen e tyre.

Kryebashkiaku i Rafina, Evangelos Bournous, tha të martën për “BBC”, se të vdekurit mund të kalonin shifrën 100. Patrullat e rojes bregdetare kërkuan për të mbijetuarit dhe trupat në breg, ndërsa ekipet e shpëtimit kontrolluan shtëpitë dhe makinat.

Turistët gjithashtu nuk u kanë shpëtuar dot flakëve, duke përfshirë një burrë britanik i cili u trajtua për djegie. Të tjerët janë evakuuar në strehim të përkohshëm. Të martën, trupat e 26 të rriturve dhe fëmijëve që me sa duket vdiqën duke përqafuar njëri-tjetrin u gjetën në majën e një shkëmbi.

“Ata u përpoqën të gjejnë një rrugë shpëtimi, por fatkeqësisht këta njerëz dhe fëmijët e tyre nuk arritën ta bëjnë këtë gjë në kohë dhe duke parë fundin aq afër, ata u përqafuan”

, tha Nikos Ekonomopoulos, kreu i Kryqit të Kuq të Greqisë.

Zjarret janë një problem i përsëritur gjatë muajve të nxehtë dhe të thatë të verës në Attikë. Zyrtarët kanë sugjeruar se flakët mund të kenë filluar nga zjarrvënësit që kërkojnë të plaçkitin shtëpitë e braktisura. Katastrofa e fundit e madhe nga zjarret në Greqi ishte në 2007, kur dhjetëra njerëz u vranë në gadishullin jugor të Peloponezit./tvklan.al