Kryeministri Morawiecki: KE rrezikon Luftën e Tretë Botërore

Kryeministri Mateusz Morawiecki, foli qartë kundër praktikave të aplikuara deri tani ndaj Polonisë nga Bashkimi Europian i cili po kushtëzon fondet e rimëkëmbjes pas pandemisë me zbatimin e ligjeve europiane dhe sigurimin e pavarësisë së gjyqësorit. Në intervistë, Morawiecki kërkon që Komisioni të tërhiqte kërkesën për gjobat ditore të paguara nga Varshava në moszbatimin e vendimit të Korrikut të Gjykatës së Drejtësisë për pavlefshmërinë e Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë Polake.

Ne do t’i marrim këto para herët a vonë”, tha ai, duke paralajmëruar se sa më vonë t’i marrim, aq më e fortë do të jetë prova se ekziston një trajtim i tillë diskriminues dhe një qasje diktatike nga Komisioni Europian.

Morawiecki i krahasoi këto kërcënime me bllokimin e mundshëm të ndihmës financiare nga BE me vendosjen e armës në kokë për Poloninë  pas përjetimit të pandemisë së COVID-19. Morawiecki kërcënoi se do të hakmerrej duke përfshirë potencialisht kundërshtimin ndaj politikës së BE-së për ndryshimet klimatike. Këto para duhet të ishin paguar tashmë ndersa kjo është një shkelje e procedurës nga Komisioni Evropian pretendon Kryeministri polak.

Një sfidë që Morawiecki e konsideroi të barabartë me “fillimin e Luftës së Tretë Botërore“. Keto perplasje mes Polonisë dhe pjesës tjetër të BE-së u radikalizuan pasi gjykata Kushtetuese polake kërkoi të vendoste ligjin e brendshëm mbi ligjin e BE-së. Ndërsa Kancelarja gjermane bëri thirrje për një kompromis, Presidenti francez, Emmanuel Macron, kërkoi që Polonia të ndëshkohej.

Sipas gazetave ruse, kreu i qeverisë polake “deklaroi gatishmërinë për të mbrojtur vendin me çdo mjet në këte luftë të nisur nga Komisioni Evropian”.

Rusia e kuptoi pozicionin e Mateusz Morawieckit citohet Sergej Tsekov, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit të Federatës. Rusia, me gjithë qëndrimin kritik ndaj Polonisë si një vend i prekur nga rusofobia, po mirëpret ndryshimet që ndodhin atje.

Klan News