Ky është momenti kur një prej dy banesave tre katëshe në zonën e “Astirit” u hodh poshtë nga Inspektorati i Mbrojtjes se Territorit në Bashkinë e Tiranës.

Dy banesat nuk dispononin leje, ndërsa prej vitesh shërbenin për biznes dhe banim. Ishin vetë pronarët e tyre ata që bënë boshatisjen e objekteve për t’i hapur udhë më pas inspektoratit me shembjen e tyre.

Këto janë dy banesat me të mëdha të shembura në lotët 2 dhe 3 në Unazën e Madhe në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri të Ura e Lanës.

Bashkia e Tiranës ka shprehur edhe njëherë vendosmërinë për të shembur çdo objekt që gjendet në gjurmën e Unazës së Madhe, e vetmja rruge kjo për t’i hapur udhe zhvillimit të projektit.

Tv Klan