Fatin e “motrave” të tyre kioska të cilat u shkulën tre ditë përpara Vitit të Ri, gjashtë ditë pas tij do ta kishin radhën të tjera, që gjendeshin në anë të Bankës së Shqipërisë. Të paralajmëruara më parë se nuk kishte më lëshime për asnjë kioske, sheshi do të bëhej dhe do të mbetej shesh.

Vetëm paraditen e sotme, Policia Ndërtimore ka shkatërruar 27 kioska cigaresh, lojëra fati dhe lokale. Pronarët e kioskave mundohen të shkëpusin ndonjë pjesë që mund t’u hyjë në punë në një vend tjetër. Kjo “fushatë antikioskë” do të vazhdojë çdo ditë në pjesë të tjera të saj, derisa të shkohet drejt Tiranës së viteve 2000./tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe