Dita ditës Tirana po pastrohet. Grafiku i vendosur nga Policia Ndërtimore po zbatohet rregullisht. Datës 11 i bashkangjitet heqja e kioskave përreth Muzeut Historik. Aksioni i ditës së sotme i policisë ndërtimore në orët e para të mëngjesit ka mundur të heqë vetëm 20 ndërkohë që nesër do të vazhdojë sërish heqja e kioskave të tjera të po kësaj zone.

Por këtë herë ata që po punojnë më shumë për shkuljen e kioskave janë vetë çmontuesit pronarë. Kreu i Policisë Ndërtimore Prolet Aroshi sqaron se do të jetë rigoroz në zbatimin e ligjit pavarësisht nga presionet dhe ndërhyrjet. Gjithsesi, tani për tani vetëm ata që ndodhen afër qendrës e ndjejnë rrezikun jo fitim prurës. Ditët që vijnë do të përcjellin shkuljen e grumbullit të kioskae të tjera përballë Bankës Kombëtare. /tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti