Këtë të enjte pritet që të vazhdojë seanca ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Seanca pritet të nis në orën 09:30 deri në 16:00, transmeton Klankosova.tv.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme, ish-nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, përpara trupit gjykues tha se gjatë luftës në Kosovë ka vrarë ushtarë e oficerë serbë, por jo aq sa ka dashur.

Unë asnjëherë s’kam pasë punë me civilë, kur jam ndeshur me ushtarë serbë, sa kam mundur i kam korrur, sa herë kam mujtë. Edhe e dinë saktë ata, sa herë kam mundur dhe ku kam nxënë ushtrinë e Slobodan Millosheviçit në Koshare e kam gjujtë”, është shprehur Haradinaj./klankosova