Lajme Arkiva – TV Klan 2000

11 ditë fushatë mbi vaksinimin e fruth-rubeolës dhe Tirana renditet ndër qytetet me përqindje më të ulët të të vaksinuarve. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vaksinimi në Tiranë ka arritur 61%, për arsye se shpërndarja e fëmijëve është e madhe, por mjekët rendisin si shkak edhe periudhën gripale në të cilën askush nuk duhet të vaksinohet.

Saranda, Berati, Skrapari, Delvina e në mjaft rrethe të tjera, vaksinimi është kryer në masën 90%. Duke ditur se dhe katër ditë na ndajnë nga përfundimi i së parës fushatë masive kundër sëmundjeve fruth dhe rubeolë, thirrja është: “Prindër vaksinoni fëmijët tuaj për një shëndet të mirë”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti