Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Sot mbushen 5 ditë nga greva e shoferëve të furgonëve Elbasan. Shoqata e mjeteve Taksi Skampa është e vendosur në vazhdim të grevës deri në plotësim të kërkesave të tyre. Shoferët taksi kërkojnë të mblidhet këshilli bashkiak në një mbledhje të parakohshme, për vendosjen dhe miratimin e sheshit, për këto mjete.

8 kërkesa ku spikat ndryshimi i udhëzimit të ministrisë së transporteve, për pjesën ku nuk lejohet të marrin pasagjer në stacionet mbërritëse. E nëse shteti do të hesht për ta, fëmijët e tyre do të jenë grevistët e nesërm. Në fund ata kërcënojnë me masën ekstreme grevë urie./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti