India po vijon të jetë në kolaps të plotë nga Covid-19. Situata në këtë vend është dramatike, ku numrat e infektimeve dhe të viktimave rriten nga dita në ditë.

Për të dytën ditë me radhë, India ka regjistruar 4,000 viktima, ndërsa infektimet vijojnë të jenë nën 400 mijë çdo 24 orë.

Përhapja më e lartë e Covid është në zonat rurale, por rastet nuk raportohen të gjitha për shkak të mungesës së testimit.

Ekspertët janë në alarm, pasi varianti i përhapur në Indi është me vdekjeprurës dhe ka një transmetueshmëri më të lartë se mutacionet e tjera.

Situata në spitale gjithashtu mbetet e keqe, pasi pacientët po vuajnë për oksigjen dhe shumë prej tyre mbeten dhe pa shërbim. Po ashtu problem janë dhe vendet e djegieve e trupave të viktimave të Covid./tvklan.al