Qyteti për të katërtën ditë në tym nga djegia e mbetjeve

Në ditën e 4 të djegies së plehrave në Fier, qyteti mbetet i mbuluar nga tymi toksik. Flakët nuk janë më, por djegia e plehrave vazhdon të ndodhë nën grumbujt që ndër vite kanë arritur në 2 metër thellësi.

Ndonëse janë 9 mjete që po punojnë për të hedhur dhe në këtë fushë të ndezur 4 ditë më parë, tymi është i pamundur që të largohet.

Akoma më e vështirë është bërë përditshmëria për ata banorë që i kanë shtëpitë e tyre pranë kësaj fushe.

“Ore vdiqëm u bllokuam, tërë natën rrimë roje se mos na vjen tymi. Këta nuk marrin asnjë lloj mase”.

“Që është e madhe ndotja nuk ka diskutim. Për mua që u plaka këtu do ishte mirë të merrnin flakë nja 10 vjet përpara e të shpëtonim nga plehrat”.

Zjarri që shkaktoi ndotjen alarmante nuk ka ende një përgjegjës, megjithatë masakra mjedisore nuk ka të ndalur. Në këtë fushë që ende digjet, kamionët shkarkojnë të tjera mbetje urbane disa herë në ditë.

Tv Klan