Vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit nën rrënoja në hotel Mira Mare në Durrës, ndërsa sipas Ministrisë së Mbrojtjes, dyshohet se ndodhet një trup i pajetë.

Ndërkohë operacioni i shpëtimit është mbyllur në Thumanë, Kënetë, Kryqi i Kuq dhe Rruga Shoqëria Bashkimi (2 gjelat).

Në gërmadhat e hotel Mira Mare janë angazhuar trupat serbe dhe ato malazeze për nxjerrjen e trupit.

Nga tërmeti i fortë me magnitudë 6.4 që goditi Durrësin dhe Thumanën në 26 nëntor, deri më tani raportohet për 49 viktima dhe më shumë se 750 të lënduar. /tvklan.al