Edhe pse shkolla ka filluar, regjstrimet në universitete vijojnë ende. Data e fundit e regjistrimeve është caktuar 16 Nëntori dhe pas kësaj shkollat e larta do ti dërgojnë Ministrisë së Arsimit listat përfundimtare sipas çdo dege. Regjistrimet e fundit kanë të bëjnë me plotësimin e kuotave bosh të mbetura në universitete.  Edmond Hajdëri shprehet se me këtë vendim u jepet e drejta shkollave të larta të plotësojnë të gjitha kuotat e parelizuara. Në këtë udhëzim nuk është përcaktuar mënyrat se si do të përzgjidhen studentët por është lënë në dorë të dekanateve përkatëse.

Pamje universiteti, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, studentë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti