Qëndrueshmëri e brishtë, shifrat nën kontroll prej masave të ashpra

Shifrat e pandemisë së koronavirusit që u shfaqën këtë të premte, ruajtën tendencën rënëse të nisur që pas rekordeve të shënuara më 8 Janar me infektimet globale.

Në rreth 400 mijë është kuota e infektimeve ditore globale për të dytën ditë radhazi, sa gjysma e rekordit të vendosur në fillim të këtij viti.

Franca vijon të ketë shifrat më të larta të infektimeve mes vendeve europiane. Megjithatë, prej më shumë se një muaji ato janë në nivele të qëndrueshme në një mesatare prej 20 mijë rastesh ditore.

Autoritetet thonë e konsiderojnë këtë një shenjë pozitive, që tregon se edhe mutacioni britanik që po bëhet gjithnjë e më dominant dhe që përhapet më shpejt, është vënë nën kontroll.

Megjithatë, situata është e brishtë pasi ky nivel mbahet nën kontroll me masa të ashpra bllokuese siç janë shkollat e mbyllura dhe shtetrrethimi 12 orësh që nis në 6 të pasdites. Në nivele të qëndrueshme janë edhe infektimet në Itali, ndërsa Britania e Madhe dhe Gjermania ruajnë tendencën rënëse.

Në rënie të vazhdueshme janë edhe infektimet në Shtetet e Bashkuara, ky dy gra të moshës 44 dhe 34 vjeç u kapën në një tentativë për ta përfituar dozën e dytë të vaksinës kundër Covid në mënyrë të padrejtë në Florida.

Gratë ishin maskuar dhe deklaruan një moshë më të madhe nga sa ishin në të vërtetë. Në Florida kanë përparësi moshat mbi 65 vjeç dhe punonjësit e spitaleve që janë në kontakt direkt me të sëmurët me Covid.

Tv Klan