Shkëlqim Larti dhe Marilena Dervishi janë të larguarit më të fundit nga radhët e LSI në këshillat bashkiakë.

Edhe Larti dhe Dervishi, të zgjedhur të Këshillit Bashkiak të Korçës në zgjedhjet e fundit japin të njëjtin motivacion për largimin e tyre nga forca që i kandidoi në zgjedhjet e 2015: Aleanca e LSI me PD janë larg Europës dhe pranë Moskës.

Ata thonë se po zgjedhin mes 2 rrugëve: Të përkrahin transformimin apo t’i bindet porosive politike të LSI.

Rastet e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të LSI që i janë bashkuar PS në muajin e fundit janë shënuar në Vlorë, Fier, Gjirokastër, Skrapar, Shkodër, Laç, e Pukë.

Tv Klan