Shpërthimi i vullkanit në ishullin spanjoll La Palma vazhdon ende, duke shkatërruar qindra shtëpi të tjera.

Shërbime të shumta shpëtimi janë ende në terren dhe po monitorojnë vazhdimin e aktiviteteve vullkanike.

Më shumë se 6.000 persona janë evakuuar, përfshirë këtu edhe shumë turistë të huaj. Llava dogji 400 hektarë tokë bujqësore dhe rreth 400 shtëpi.

Banorët kanë ikur nga shtëpitë e tyre dhe po përballen me mungesën e strehimit në një kohe ku vullkani mund të vazhdojë të shpërthejë për javë apo edhe muaj.

Vullkani shpërtheu më 19 Shtator në ishullin La Palma ku jetojnë rreth 80 mijë banorë.

Tv Klan