Pasojnë 60-vjeçarët dhe të sëmurët kronikë

Personat mbi 65 vjeç do të jenë kategoria e radhës që do të marrin vaksinën anti-Covid. Teksa ndoqën nga afër procesin e vaksinimit në Fier, Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu theksuan se prioritet do të jenë të sëmurët kronik.

“Në Fier kemi kaluar 16 mijë vaksinime ndërkohë që vijohet edhe me Policinë e Shtetit sot edhe me gazetarët dhe operatorët e terrenit dhe sigurisht të moshuarit të fashës +70. Përgatitemi të ulim fashën këto ditë dhe të kemi një përqendrim tek të sëmurët kronikë”.

Shqipëria do të marr javën e ardhshme të tjera doza të vaksinës Pfizer dhe Sinovac.

“Presim që java që vjen të kemi sërish vaksina te Pfizerit dhe gjithashtu serinë e ardhshme të Sinovakut që brenda javës që vjen pritet të mbërrijë, për te hapur kështu dhe fashën +65, edhe +60 me të sëmurët kronikë”.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total mbi 185mije doza të vaksinës ndaj COVID19, nga të cilat mbi 126,mije janë për të moshuarit.

Procesi i vaksinimit ka nisur në Janar me bluzat e bardha për t’u pasuar me mësuesit të moshuarit, uniformat blu dhe gazetarët e terrenit.

Tv Klan