Shuhen vatrat e flakëve në zonën e Gjirokastrës

Vijon të mbetet problematike situata me zjarret në vendin tonë edhe këtë të mërkurë. Në ditën e nëntë zjarri në Karaburun vazhdon të jetë aktiv, ndërsa flakët kanë përparuar sërish në drejtim të parkut të Llogarasë.

Gjatë natës është mundur të shuhet zjarri që kërcënonte bazën e Pashalimanit dhe ai në afërsi të fshatit dukat i ri, ndërsa mbetet ende shqetësim situata në pjesën e sipërme të Karaburnit ku flakët po rrezikojnë pyllin e Llogarasë.  

Një pjesë e forcave ndodhen në fshatin Delisuf, ku është riaktivuar vatra e zjarrit. Ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve edhe nga ajri.

Ndërkohë që Emergjencat Civile kanë bërë të ditur se janë fikur të gjitha zjarret që mbërthyen gjatë ditës dhe mbrëmjes së disa zona në Gjirokastër, ku si pasojë e flakëve humbi jetën dhe nja 64-vjeçar nga fshati Asim Zeneli.

Emergjencat Civile kanë raportuar edhe për disa vatra të tjera zjarri si në fshatin Cukal në Vaun e Dejës, në Fushë Arrëz, në Selishtë të Dibrës, Zogas të Skraparit dhe Labinot Mal në Elbasan.

Tv Klan