Arrestohet administratori i skelave

Arrestohet administratori i skelave

12:59 08/09/2019

Petrit Syla, i shpallur në kërkim pas vdekjes së dy punëtorëve

Tre javë pas aksidentit tragjik ku dy punëtore humbën jetën pas rrëzimit të skelave në një pallat në Tiranë, është arrestuar administratori i kompanisë së skelave, i cili u shpall në kërkim pas ngjarjes.

Policia e Tiranës njofton se Petrit Syla u prangos për aksidentin e 16 Gushtit, ku humbën jetën punëtorët  Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra dhe u plagosën tre të tjerë.  

Mbi 46-vjeçarin Syla rëndon akuza e shkeljes së rregullave të sigurisë në punë. Për këtë ngjarje fillimisht u arrestua Ilir Bendo, drejtues i sigurisë në firmën “Syla” , e cila kishte bërë montimin e skelave. Në pranga ra  Xhimi Tarushi, drejtues teknik i firmës “Xhimi”, i cili po kryente punimet në pallat.

Bendo u la në burg nga gjykata e Tiranës, ndërsa Tarushi u lirua duke caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie. Për këtë ngjarje të rëndë policia njoftoi se nën hetim janë edhe punonjës të Inspektoratit të Punës, të cilët dyshohet se mund të kenë shpërdoruar detyrën në këtë rast.

Sipas hetimeve paraprake punonjësit kishin përfunduar punën për veshjen e pallatit nga jashtë dhe po çmontonin skelat. Ndërsa shkaku i aksidentit që solli këtë tragjedi ende nuk është bërë publik nga ana e prokurorisë dhe policisë.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
UKT