Në Prizren ka nisur protesta për dorëheqjen e zyrtarëve, përgjegjës  për vdekjen e tre vjeçares, Xheneta Gashi.

Xheneta u zu nga një shtëpi e vjetër, muret e së cilës u rrëzuan, në qendrën historike të Prizrenit, raporton Klan Kosova.

protesta 2

Ismet Kryeziu, Drejtor i Institutit Demokrat të Kosovës, ka thënë se dikush ngazyrtarët e institucioneve duhet që të japë përgjegjësi për vdekjen e tre vjeçares.

Të njëjtën gjë, e ka kërkuar edhe Skënder Përtreshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, që ka shprehur habinë me mosreagimin e institucioneve lidhur me këtë rast.

Dorëheqja e përgjegjësve ka qenë kryefjala e kërkesave të qytetarëve të mbledhur për të kundërshtuar, siç e kanë quajtur ata, papërgjegjësinë institucionale të treguar pas humbjes së jetës së Xhenetës./tvklan.al