Aktorja veterane turke e qindra roleve, Ayşen Gruda, ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në Stamboll duke zhytur vendin në zi. Media turke raporton se Gruda mbylli sy në orët e drekës në një spital privat në Kağıthane, ku ndodhej në reanimacion prej më shumë se një muaji.

E kemi ndjekur prej një muaji në reanimacion. Prej dy ditësh kishte një tension shumë të ulët gjaku. E nderuara mbylli sytë në orën 13:45

“, tha spitali në një deklaratë për mediat, duke sqaruar se Gruda vuante nga kanceri në pankreas.

Me të mësuar lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të komedianes dhe aktores veterane, aktorë të shumtë shprehën hidhërimin e tyre në rrjetet sociale.

Birce Akalay, e cila ka luajtur rolin e Asli në serialin “Dashuri Bardh e Zi” shkroi se me vdekjen e Grudas na u thye edhe një herë tjetër zemra “

Sikur nuk na ka mbetur më njeri, ose kanë mbetur aq pak sa për të thënë nuk ka mbetur më njeri

”, tha ajo.

Ngushëllimet më të sinqerta shprehu edhe Engin Altan Duzyatan,  (Ertugrul) i cili me një postim në rrjetet sociale shkroi “

u prehsh në paqe

”.

Karvanit të aktorëve që shprehën ngushëllime iu bashkua edhe vogëlushja Beren Gokyildiz, (Turna e serialit “Nënë”), e cila tha se ndarja e skenës me një emër kaq të madh ishte nder për të gjithë. “

Pushofsh në paqe

”, shkroi ajo.

Aktorja Gizem Karaca tha se aktrimi përkrah Grudas në filmin e saj të parë do të mbetet një moment i paharrueshëm për të.

 

Që prej vitit 1963 deri në vitin 2008, Aysen Gruda ka luajtur qindra role në teatër dhe kinematografi, duke e bërë atë një prej emrave më të paharrueshëm të plejadës së “Yesilçam”, por që i mbijetoi tregut edhe në epokën e serialeve.

/tvklan.al