Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Letoni, ku si pasojë e një shpërthimi humbi jetën efektivja e FA, Zafire Hasanaj.

“Dhimbje e respekt i thellë për efektiven e Forcave tē Armatosura, Zafire Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni, ku u plagosën dhe dy efektivë të tjerë!Ngushëllime familjes, të afërmve e miqve të Zafires dhe qoftë i përjetshëm kujtimi i saj”

, shkruan kreu i qeverisë në një postim në Twitter.

Nëntetarja Zarife Hasanaj ishte pjesë e një kontigjenti në kuadër të misionit të NATO-s “Enhanced Forward Presence”. Një grup i kontigjentit të asgjesimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive gjatë kryerjes së detyrës mbetën të dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura. Efektivja mbeti fillimisht e plagosur sëbashku me Komandantin e Kontigjentit, Major Klodian Tanushin dhe Rreshterin Julian Kapaj. Fatkeqësisht, Hasanaj nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. 

/tvklan.al