Misteri që rrethon vdekjen e Gene Hackman dhe gruas së tij, Betsy Arakawa ka marrë një tjetër përmasë me lëvizjen e papritur të familjes së aktorit.

Përveçse po kërkojnë të bllokojnë fotot dhe videot e trupave të tyre, të qenve dhe skenës së  përgjithshme në shtëpinë në Santa Fe të çiftit të ndjerë, familja e Hackman do që të pengojë publikimin e autopsisë dhe raportit të hetimit të vdekjes.

Një burim pranë familjes ka thënë për The US Sun” se nuk ka parë kurrë diçka të tillë.

“Përpjekja për të ndaluar raportin e autopsisë është shumë atipike, diçka që s’e kam parë më parë. New Mexico nuk ka një përjashtim për fotot e autopsisë dhe zakonisht nuk janë problem,  por kur bëhet fjalë për vdekjen e të famshëve, i kërkojnë shumë njerëz. Kështu që është e zakonshme se ku do t’u nevojiteshin familjarëve gjykatat e New Mexico për të bllokuar publikimin e fotove. Ka pasur raste, si familja e Michael Jackson që bllokoi fotot e autopsisë së Tito Jackson apo kur e njëjta gjë ndodhi me Halyna Hutchins. Por bllokimi  i raportit të  autopsisë është shumë i pazakontë”.

Pak ditë  më parë, u zbulua se Arakawa kishte përdorur celularin më 12 shkurt për herë të fundit duke telefonuar tri herë një klinikë. Ajo mori një telefonatë mbrapsht dhe sipas deklaratës së mjekut, nuk shfaqte vështirësi me frymëmarrjen. Si shkak i vdekjes së saj raportohet të ketë qenë infektimi me hantavirus.

Hackman vuante nga  Alzheimeri dhe duket se ka vdekur pa pasur dijeni për bashkëshorten e tij. Si shkak i vdekjes së tij është përcaktuar arterioskleroza dhe Alzheimeri ka qenë faktor shtesë. Çifti u gjet më 26 shkurt nga kujdestari i fqinjit të tyre.

Pasuria prej 80 milionë dollarësh e aktorit mund të ndahet mes 3 fëmijëve të tij, edhe pse ai kishte vendosur Arakawa si trashëgimtaren e vetme./tvklan.al