Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndezur një qiri në kujtim të Jonada Avdisë, 7-vjeçares që u vra në Potam të Himarës pasi u përplas nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Berisha u shpreh më herët se për këtë rast duhet të kishte dhënë dorëheqjen ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Qytetarët protestuan fillimisht para Ministrisë së Brendshme, ndërsa tani ndodhen para Kryeministrisë./tvklan.al