Pas ndarjes nga jeta të Major Klodjan Tanushit mbrëmjen e së premtes ka reaguar dhe NATO duke përcjellë një mesazh ngushëllimi për bashkëshorten dhe të afërmit e tij.

“Është dhimbje e madhe që sot ka ndërruar jetë Major Klodjan Tanushi. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella bashkëshortes, fëmijëve dhe të afërmve të tij.

Pasi luftoi për jetën e tij, Major Klodjan Tanushi vdiq nga lëndimet e pësuara gjatë një detyre të EOD, në vijën e detyrës më 6 maj 2019, që mori gjithashtu jetën e nëntetares Zarife Hasanaj.

Kemi humbur një nga tanët, një vëlla nën armë. Në këto kohë dhimbjeje, mendimet tona shkojnë tek të dashurit, miqtë dhe kolegët e tij. Jeta e tij do të kujtohet”,

thuhet në njoftim.

Major Tanushi mbeti i plagosur më 6 Maj në Letoni dhe nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

/tvklan.al