Vdekja e mistershme e shqiptarit në Itali

Posta

Vdekja e mistershme e shqiptarit në Itali

10:33 20/10/2019

Një 44-vjeçar shqiptar që jetonte në Itali prej 15 vitesh, ka humbur jetën për shkaqe të panjohura.

Identiteti i viktimës nuk është bërë publik, por mediat italiane raportojnë se shqiptari u gjet në gjendje të rëndë i shtrirë në rrugë në qytetin Prato. Kanë qenë kalimtarë të rastit të cilët njoftuan ambulancën, e cila i dha ndihmën e parë dhe më pas e transportoi në spital.

Por, për fat të keq 44-vjeçari ndërroi jetë pas disa orësh. Autoritetet italiane kanë urdhëruar kryerjen e një autopsie për të ndjerin për të zbuluar shkaqet. Paraprakisht dyshohet se 44-vjeçari humbi jetën nga një hemoragji cerebrale, ndërsa në trupin e tij nuk kishte shenja dhune. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi