Gjykata për Krime të Rënda i dha kohë 2 javë Prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratit, i cili u vra në grabitjen e një jave më parë në pistën e Rinasit. Këtë të martë pritej që të fillonte procesi për 42 vjeçarin për tre grabitje e tjera ku ai ishte përfshirë nga vitit 2015 deri në 2017. Për një vit procesi ndaj tij u pezullua pasi nuk u be i mundur njoftimi i tij. Pjesa tjetër e grupi 8 persona u dënuan me 104 vite burg në 25 Mars. Togat e zeza i kërkuar  Prokurorisë që përveç certifikatës së vdekjes, të paraqesë edhe prova të tjera, si akt ekspertimi të vendit të ngjarjes dhe viktimës.

Seanca e radhës do të mbahet në 2 Maj ora 9:00, ku pritet që të pushohet çështja. Admir Murataj u qëlluan për vdekje me një plumb në kokë gjatë shkëmbimit të zjarrit që grabitësit patën me policinë. Ai mori një plumb në kokë ndërsa ende nuk është përcaktuar kush e ka qëlluar.

Sipas prokurorisë Murataj ka marrë pjesë në grabitje e bankës  pranë stacionit të trenit ne 13 Shkurt 2015. Gjithashtu ai ka marrë pjesë edhe grabitje e 3 Dhjetorit 2015 në rrugën e Rinasit pranë kryqëzimit të Laknasit. Po në këtë rrugë në 9 Shkurt 2017 u grabit një tjetër blindë me para. Në të tre këto grabitja u vodhën rreth 8 milionë Euro.

Tv Klan