Disa orë pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën, Rexhina Debrova, policia ka shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje 4 mjekë të spitalit të këtij qyteti.

Ata kanë asistuar në rastin e 25 vjeçares që humbi jetën gjatë lindjes. Burime nga policia e Elbasanit bëjnë të ditur për ABC News është ndaluar mjeku kardiolog Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana.

Ndërsa dy mjekët gjinekologë Ardjan Kadaifçiu dhe Kasem Dylgjeri janë lënë të lire pas dhënies së deshmive për këtë ngjarje.

25-vjeçarja Cërriu ndërroi jetë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë në maternitetin e Elbasanit, fatmirësisht foshnja gëzon shëndet të plotë.

Spitali i Elbasanit në një reagim tha se gjatë lindjen e reja ka pësuar komplikacion, por do të jetë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojnjë shkakun e vdekjes.

/tvklan.al