Një mjeke e spitalit të Fierit është pezulluar nga puna me vendim Gjykate. Ky vendim erdhi pas vdekjes së 21-vjeçares Xhuljeta Gjeka, e cila pasi ka marrë mjekim në urgjencën e spitalit, u dërgua në shtëpi. Por është përkeqësuar dhe vetëm pas pak orësh u rikthye në spital ku dhe gjeti vdekjen.

Mjeke e urgjencës ishte Ina Ruzhdija, e cila sipas gjykatës ka bërë mjekim të pakujdesshëm. Sipas familjarëve, mjekja Ina Ruzhdija nuk i ka dhënë ndihmë mjekësore pacientes, duke u thënë atyre që ta merrnin në shtëpi pasi gjendja e saj ishte gripale.

Pasi është dërguar në banesë, gjendja shëndetesore e Xhuljetës është përkeqësuar brenda pak orësh, fakt që i ka detyruar familjarët e saj ta dërgonin përsëri në Spitalin Rajonal Fier, ku ajo ka humbur jetën në ambientet e këtij spitali. /

abcnews.al