Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, një figurë frymëzuese dhe simbol i paqes dhe solidaritetit. Ati i Shenjtë u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të vyer shpirtërore. Federata e Futbollit i shpreh ngushëllime të sinqerta Selisë së Shenjtë, Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve katolikë.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e tij përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale.
“Lamtumirë Papa Françesku! Një humbje e madhe për të gjithë botën! Sot humbëm Atin e Shenjtë, një udhëheqës shpirtëror, i cili frymëzoi botën me mesazhet e tij për humanizëm dhe solidaritet. Në emrin tim dhe të gjithë komunitetit të futbollit shqiptar, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Selisë së Shenjtë, Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve katolikë! Qoftë i përjetshëm kujtimi i Tij!”, shkruan Duka.
Klan News