Vdekja e Papa Françeskut solli trishtim tek të gjithë besimtarët në botë, teksa ai do të mbahet mend si Papa i mëshirës dhe kujdesit.

Vatikani lajmëron se vdekja e Papës ka ardhur për shkak të një goditje në tru, e cila u shndërrua në koma dhe në një kolaps të pakthyeshëm kardioqarkullues.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Higjienës së Vatikanit, Andrea Arcangeli, në raportin shëndetësor të Papës ka cilësuar se figura e lartë fetare kishte një histori të mëparshme të dështimit akut të frymëmarrjes, të shkaktuar nga pneumonia bilaterale multimikrobike, presion i lartë i gjakut dhe diabeti i tipi II.

Ati i Shenjtë u shua në moshën 88-vjeçare si Papa i 226-të i Kishës Katolike Romake.

/tvklan.al